Drita e “kryen detyrën” ndaj Vushtrrisë, fiton lehtë në Gjilan dhe merr fitoren e katërt radhazi

- Advertisement -

Kampionia në fuqi e Kosovës në futboll, Drita ka marrë një fitore tjetër të rëndësishme në Superligë – të katërtën me radhë.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu fitoi 3-1 ndaj Vushtrrisë në Gjilan.

Drita shënoi e para në takim, me anë të Mike Arthur në minutën e 20-të të ndeshjes.

11-të minuta më vonë, Drita e dyfishoi epërsinë, kur Kemelho Nguena shënoi për 2-0.

Vushtrria nuk qëndroi “duarkryq” dhe shënoi për 2-1 në Gjilan, me anë të Albion Shurdhiqit në minutën e 42-të.

Dy skuadrat shkuan në pushimin 15-minutësh me këtë rezultat.

Megjithatë, Drita e shënoi edhe një gol në pjesën e dytë – atë të sigurisë – për t’i marrë tri pikët e plota nga ky takim.

Albert Dabiqaj shënoi me kokë në minutën e 75-të për 3-1 dhe për tri pikët e radhës të Dritës.

Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 23 pikëve, tri më pak se Prishtina në vendin e dytë dhe po aq larg Malishevës, që është e para në tabelë.

Ndërkohë, Vushtrria i ka vetëm tri pikë, si e fundit në tabelë.

Ndeshjen e ardhshme, Drita i bën konak Prishtinës në Gjilan, me ndeshjen e xhiros së dytë – e cila ishte shtyer – që do të luhet më 4 nëntor.

Të ngjashme

Të fundit