Sheshi i kryeqytetit është mbushur me flamuj kombëtar, për nder të ditës së Çlirimit e cila shënohet në Kosovë me datë 12 qershor.
Për këtë ditë janë planifikuar një sërë aktivitetesh nga Komuna e Prishtinës dhe Qeveria në detyrë e Kosovës.
Do të ketë edhe manifestime artistike jo vetëm në Prishtinë, pasi që e njëjta datë shënohet në krejt vendin.







