12.1 C
New York
Monday, May 6, 2024

Buy now

Prishtina – Llapi zhvillohet në “Fadil Vokrri”

- Advertisement -

Vetëm katër orë para nisjes së ndeshjes në Superligë mes Prishtinës dhe Llapit, është bërë i ditur stadiumi se ku do të zhvillohet loja.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Llapit, megjithatë do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kjo është bërë e ditur nga Granit Rugova, drejtori i Sportit në komunën e Prishtinës, e cila edh te pronare e stadiumit te kryeqytetit.

Ai tha se sot u takuan me zyrtarë të FC Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës dhe u dakorduan që kjo ndeshje të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Sot, së bashku me kryetarin Përparim Rama takuam zyrtarë nga KF Prishtina dhe Federata e Futbollit e Kosovës, dhe u dakorduam që ndeshja në mes KF Prishtinës dhe KF Llapi, të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit “Fadil Vokrri”. Forca PRISHTINA”, shkroi Rugova në profilin e tij në Facebook.

Sot, se bashku me kryetarin Perparim Rama takuam zyrtarë nga KF Prishtina dhe Federata e Futbollit e Kosovës, dhe u…

Posted by Granit Rugova on Saturday, April 2, 2022

Më pas, Prishtina publikoi edhe një fotografi ku konfirmoi po ashtu se ndeshja ndaj Llapit do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Federata e Futbollit e Kosovës thirret vazhdimisht në ngritje të madhe të Superligës, por fakti që lokacioni i një ndeshje caktohet vetëm katër orë para fillimit tregon amatorizëm.

Ffk që dy muaj e ka marrë stadiumin nën menaxhim shkaku i ndeshjeve të Kosovës, kurse vetëm 24 orë para ndeshjes, dje e njoftoi FC Prishtinën që nuk mund të luajë aty deri pas 13 prillit.

Prishtina reagoi duke i thënë se nuk ka mundësi teknike e financiare të luajë ndeshjet diku tjetër dhe ia bëri me dije se ndeshjen do ta zhvillojë në “Fadil Vokrri”, duke i thënë po ashtu se stadiumi nuk është i FFK-së, por i komunës së Prishtinës, e cila ia ka dhënë klubit në shfrytëzim.

𝐃𝐈𝐓𝐀 𝐄 𝐍𝐃𝐄𝐒𝐇𝐉𝐄𝐒 FC Prishtina 🆚 KF Llapi🗓 E shtunë, 02/04/2022⏰ 14:00🏟 Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë*Biletat shiten pranë stadiumit.Perendim – 3€Lindje – 2€

Posted by FC Prishtina on Saturday, April 2, 2022

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit