28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Prishtina dhe Llapi ndajnë pikët

- Advertisement -

Prishtina e ka evituar humbjen nga Llapi në momentet e fundit të pjesës së dytë.

Në ndeshjen e Javës së trembëdhjetë të Superligës së Kosovës në futboll mes dy rivalëve me afërsi gjeografike është zhvilluar një ndeshje interesante, ku ngritja dhe rënia e të dy skuadrave e ka karakterizuar përballjen.

Pjesa e parë i ka takuar Prishtinës, e cila e ka gjetur avantazhin me golin e Blesa nga penalltia në minutën e njëzet e tetë.

Me këtë rezultat ekipet kanë shkuar në pushimin prej pesëmbëdhjetë minutave.

Me fillimin e pjesës së dytë Prishtina ka mbetur me dhjetë lojtarë, pasiqë Useini është përjashtuar nga fusha me karton të kuq.

Ndërkohë në minutën e pesëdhjetë e katërt ka ardhur edhe goli i barazimit të Llapit nga Hyseni.  Pas trembëdhjetë minutash i njëjti futbollist ka realizuar prapë duke e vendosur Llapin në epërsi.

Kur është dukur se nuk do të ketë më gola dhe se ndeshja do të mbyllej me fitoren e skuadës nga Podujeva ka dalur në skenë edhe njëherë Blesa për të shënuar për Prishtinën dhe për të bërë që ndeshja të mos ketë fitues.

Pas kësaj ndeshje, në tabelën që kryesohet nga Ballkani, Llapi gjenden në vendin e tretë e Prishtina në vendin e pestë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit