10.5 C
New York
Monday, November 9, 2026

Buy now

Presidentja Shiroka Pula priti në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës

- Advertisement -

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim një delegacion të Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), të kryesuar nga Nermin Mahmuti, Kryetare e Bordit të RrGK-së.

 

Përfaqësueset e RrGK-së e uruan Presidenten për detyrën dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të grave.

 

Në takim u diskutua për masat konkrete që duhet të ndërmerren për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vrasjeve të tyre. Përfaqësueset e RrGK-së propozuan përfshirjen e femicidit në Kodin Penal, fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen e viktimave, fuqizimin ekonomik, si dhe rritjen e buxhetit për punëtorët socialë dhe shërbimet e specializuara për mbrojtjen e grave.

 

Presidentja Shiroka Pula vlerësoi rëndësinë e punës së RrGK-së dhe të organizatave të shoqërisë civile në adresimin e dhunës ndaj grave. Ajo shprehu gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet e tyre, duke theksuar nevojën për veprime konkrete, koordinim institucional dhe angazhim të vazhdueshëm për të garantuar sigurinë dhe të drejtat e grave.

Të ngjashme

Të fundit