Liverpooli dhe Barcelona kanë shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të Chelseat, Levi Colwill.
Sipas raportimeve të CaughtOffside, Barcelona tashmë ka diskutuar mundësinë e paraqitjes së një oferte gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi katalunasit e shohin 23-vjeçarin si një përforcim të mundshëm për repartin defensiv.
Edhe Liverpooli është duke e monitoruar situatën e mbrojtësit anglez, i cili konsiderohet një futbollist me potencial të madh për të ardhmen.
Megjithatë, Chelsea nuk dëshiron të ndahet nga Colwill dhe planifikon të hapë bisedimet për rinovimin e kontratës së tij gjatë vitit 2027. Marrëveshja aktuale e mbrojtësit me londinezët është e vlefshme deri në vitin 2029.
Pavarësisht dëshirës për ta mbajtur në skuadër, Chelsea mund të marrë në konsideratë oferta në vlerë prej 65 deri në 75 milionë funte për shërbimet e tij.






