Presidenti iranian: Duhet të përdoret çdo rrugë diplomatike për të ulur tensionet

- Advertisement -

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian është shprehur se lufta nuk i sjell dobi askujt.

Ai u shpreh se duhet të përdoret çdo rrugë racionale dhe diplomatike për të ulur tensionet, raporton BBC.

Gjatë një vizite në Ministrinë e Drejtësisë, Pezeshkian tha se iranianët “duhet të mbahen të informuar për realitetet e vendit dhe dhënia e informacionit të pasaktë ose premtimeve jorealiste jo vetëm që nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve, por edhe minon besimin e publikut”.

“Si arritjet, ashtu edhe sfidat duhet të ndahen me ndershmëri me publikun”, është shprehur Pezeshkian.

Më parë, zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit tha se Teherani “nuk kishte plane” për të marrë pjesë në raundin tjetër të bisedimeve.

 

Të ngjashme

Të fundit