Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po qëndron në Monako, ku mori pjesë në ceremoninë e shortit për fazën e ligës së UEFA Champions League, shkruan Scanner.
Ademi bëri të ditur se nesër do të përcaktohen edhe përballjet për UEFA Europa League dhe UEFA Conference League.
Në kuadër të qëndrimit në Monako, presidenti i FFK-së u takua me zëvendëspresidentin e UEFA-s, Armand Duka, si dhe mori pjesë në takimin e presidentëve të federatave evropiane dhe përfaqësuesve të UEFA-s.
Në këtë takim u diskutua për të ardhmen e qeverisjes së futbollit botëror, me theks të veçantë në forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe respektimin e parimeve institucionale.
“Kënaqësi e veçantë të jem këtu së bashku me mikun tim, zëvendëspresidentin e UEFA-s, Armand Duka, në mesin e shumë personaliteteve që simbolizojnë futbollin evropian”, ka shkruar Ademi.
Postimi i plotë:
Sot në Monako u hodh shorti për fazën e ligës së UEFA Champions League, ndërsa nesër do të përcaktohen përballjet edhe për Europa League dhe Conference League.
Kënaqësi e veçantë të jem këtu së bashku me mikun tim, zëvendëspresidentin e UEFA-s, Armand Duka, në mesin e shumë personaliteteve që simbolizojnë futbollin evropian.
Po ashtu mora pjesë edhe në takimin e presidentëve të federatave evropiane dhe përfaqësuesve të UEFA-s, ku diskutuam për të ardhmen e qeverisjes së futbollit botëror, forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe respektimin e parimeve institucionale.
#mefutbollinpërkosovën






