9.1 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

“Prej të hanës në terr”, paralajmërohen reduktime të rrymës nëse nuk rriten pagat e punëtorëve të KEK-ut

- Advertisement -

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë protestuar sot në sheshin “Nënë Terezë”.

Të njëjtit gjatë kësaj proteste kanë paraqitur kërkesat e tyre të cilat përfshijnë edhe rritjen e pagave.

Në të njëjtën kohë kryetari i Sindikatës së Re, Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica ka deklaruar se kërkesat e tyre janë esenciale.

Përpos kësaj gjatë kësaj proteste është paralajmëruar edhe mundësia që Kosovës t’i kthehet tmerri sërish.

“Më vjen keq shumë se ata ikin prej vendit tonë për papunësi, kurse KEK-u i ka 2 mijë punëtorë mungesë. I lus të gjithë ata institucionet përkatëse që të hapin konkurse e të punësojnë të rinj, sepse punëtorët po sfidohen shumë me tri ndërrime, ka 16 orë, s’është njëjtë si me punu 8 orë. Në vitin 2021 i kemi pas 35 të vdekur nga sëmundjet profesionale që dyshojnë se i bartin aty, ne jemi të rrezikum, por rrezikshmëria s’paguhet. Ne kemi kërku marrëveshje kolektive , është e vetmja kompani publike që s’ka marrëveshje kolektive”,deklaroi Llumnica.

Gjithashtu ai tha se nëse nuk rriten pagat, do ta lënë Kosovën në terr.

“Nëse nuk ngriten pagat, do ta lëmë Kosovën në terr”, theksoi ai, raporton lajmi.net.

Përpos kësaj gjatë protestës nga punëtorët është theksuar se nga e hëna pritet që të ketë reduktime.

Kësisoj nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, protesta do të vazhdojë dhe puna nuk do të kryhet.

Në rast se në vend nisin sërish reduktimet, situata do të jetë vërtetë shumë e vështirë. Pas pasluftës viti i kaluar ishte ndër më të rëndit sa i përket reduktimeve me energji-elektrike.

Një gjendje e tillë do të rëndonte edhe më tepër jetën e qytetarëve, sidomos gjatë kësaj periudhe mjaftë të ftohtë në vendin tonë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit