“Politikë anti-shqiptare”, Thaçi i ashpër me Mickoskin: Po i poshtëron partnerët qeveritarë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, e ka akuzuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, për ndjekje të një politike anti-shqiptare, duke thënë se partnerët shqiptarë në qeveri po përballen me poshtërim dhe nënçmim të vazhdueshëm.

Në emisionin Rubikon, Thaçi deklaroi se qasja e Mickoskit ndaj shqiptarëve nuk është e ngjashme me politikat e hapura të së kaluarës. “Politika e Mickoskit tash e dy vjet është politikë anti-shqiptare. Kjo nuk është politikë anti-shqiptare banale e shekullit të kaluar siç bënte Millosheviqi e Shesheli. Është më sofistike, më e padukshme”, tha Thaçi.

Ai theksoi se kryeministri maqedonas po i nënçmon edhe partnerët shqiptarë brenda qeverisë. “E para politikë anti-shqiptare e kryeministrit Hristijan Mickoski është poshtërim e nënçmim i madh i partnerëve të vet që i ka në qeverisje, që s’i pyet për asgjë.

Po i poshtëron edhe në publik edhe në caktim të kuadrove”, u shpreh ai. Thaçi më tej foli edhe për përfaqësimin e kuadrove shqiptare në institucione.

Pretendon se shumica e emërimeve bëhen vetëm me miratimin e Mickoskit.

“90 për qind të kuadrove shqiptare që caktohen dhe që VLEN-i i përvetëson si kuadrot e veta, janë ata që shkojnë e marrin bekimin te Mickoski. Këto nuk janë shpifje”, thekson kreu i PDSh-së, Menduh Thaçi.

Të ngjashme

Të fundit