Raportohet se Policia e Kolumbisë, e ka shpëtuar nga rrëmbyesit nënën edhe babain e futbollistit të Liverpulit, Luis Diaz.
Po ashtu, mediat lokale raportojnë se policia ka vrarë dy nga katër rrëmbyesit.
Deri më tani, nuk ka ende ndonjë konfirmim zyrtar se babai i Luis Diaz është shpëtuar nga autoritetet lokale.
Ndërsa Policia kolumbiane e ka konfirmuar se në orët e para të mëngjesit, është shpëtuar nga rrëmbyesit nëna e Luis Diaz.
Kujtojmë që sipas raortimeve, prindërit e Luis Diaz janë rrëmbyer gjatë mbrëmjes së shtunës në vendin e quajtur Barrancas në La Guajira.