Superkompjuteri zbulon gjasat e Kosovës për Ligën A pas humbjes nga Austria

- Advertisement -

Superkompjuteri tashmë e sheh Austrinë si favoritin kryesor për ta fituar Ligën B dhe njëkohësisht promovuar në Ligën A, pas atij triumfi ndaj Kosovës.

Austriakët e kishin analizuar për mrekulli Kosovën, ngase në Vjenë zhvilluan një paraqitje dominuese për të fituar me rezultat 3-1.

“Football Meets Data” ka publikuar të dhënat e fundit, ku Austria tashmë është favorit i padiskutueshëm me plot 71.7 për qind shanse për t’u promovuar tutje, si dhe ta sigurojë play-offin për Evropianin 2028.

Kosova tashmë është në garë reale me Irlandën për pozitën e dytë, duke u vlerësuar me 39.7 për qind shanse për ta mbyllur si nënkampion i grupit, për dallim nga irlandezët të cilët kanë 35.2 për qind.

Megjithatë, e tërë kjo përqindje do të ndryshojë drastikisht pas xhiros së tretë, ku Kosova është mysafir i Izraelit ndërsa Austria do të udhëtojë për t’u përballur me Irlandën në Dublin.

Kujtojmë, sfida mes Izraelit dhe Kosovës do të zhvillohet në një stadium neutral, pra në Hungari, më saktësisht në Debrecen.

Të ngjashme

Të fundit