Sulmuesi shqiptar, Armando Broja, ka pësuar një tjetër goditje në tregun e vlerësimeve të “Transfermarkt”.
Sot ndodhet zyrtarisht me vlerësimin 3 milionë euro, duke humbur kështu edhe 2 milionë euro nga vlera e mëparshme.
Eksperienca te Burnley po kthehet në makth, teksa një vit më parë Broja vlerësohej 14 milionë euro. Nëse shikohet historiku i sulmuesit shqiptar, një vlerësim kaq i ulët sa sot(28 shtator) ishte vetëm në moshën 19-vjeçare.
Broja shkëlqente me Vitessen në Holandë dhe vlera e tij shkonte në 3 milionë euro. Tashmë 25-vjeçari po lufton për minuta në Championship.
Trajneri Rolando Maran nuk e ftoi për sfidat e Kombëtares, pavarësisht se pati një listë më të zgjeruar se zakonisht.
Ky është momenti më i vështirë në karrierën e Brojës, i cili më parë ka vuajtur edhe dëmtimet e shpeshta.






