17.9 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Policia serbe arreston pjesëtarin e institucioneve të Kosovës, reagon Sveçla: Beogradi urgjentisht ta lirojë!

- Advertisement -

Ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla ka berë të ditur se është arrestuar Drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit njëherit djali i Zëvëndësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete Nikolla Radimiroviq.

Sveçla theksojë se Radimiroviq është arrestuar nga policia e Serbisë dhe se bashku më të fejuarën e tij po mbahen në stacionin e policisë serbë në Rashkë.

Ai tha se ky arrestim vjen vetëm se Nikolla është pjesë e institucioneve të Kosovës.

Ndërsa, ka kërkuar nga Beogradi që t’i lirojnë urgjentisht dhe të ndalojnë presionet.

Postimi i plotë:

Drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit njëherit djali i Zëvëndësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete Nikolla Radimiroviq, është arrestuar sot nga policia e Serbisë dhe është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë. Ai së bashku me të fejuarën e tij po mbahen të arrestuar për arsyen e vetme se Nikolla është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se së bashku me babain e tij në vazhdimësi i kanë rezistuar presionit të Beogradit dhe bandave të tyre.

Ky arrestim i padrejtë është edhe një dëshmi e qasjes destruktive e destabilizuese të qeverisë së Serbisë dhe hakmarrje pas suksesit të Kosoves të arritur dje dhe dështimit të tyre për të ndalur vendimin që Kosova të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare 2030.

Kërkojmë nga Beogradi që urgjentisht të lirojë Drejtorin Radimiroviq dhe të fejuarën e tij dhe të ndalojë presionet e aktet e jashtëligjshme ndaj shtetasve të Kosovës, veçanërisht ndaj atyre të etnisë serbe të cilët janë lojal ndaj shtetit të tyre, Republikës së Kosovës, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=760553816080897&id=100063788556625&mibextid=Nif5oz

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit