15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Policët e Kosovës nisen drejt Tiranës për t’i dalur në ndihmë kolegëve shqiptarë

- Advertisement -

Policia e Kosovës do të dërgojë forca policore sot në Tiranë për ndeshjen sportive që do të mbahet në stadiumin e Tiranës, mes ekipeve Roma- Feyenoord.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgojë disa zyrtarë policorë në Tiranë”, tha ai.

Nga policia në Shqipëri kanë njoftuar se janë lënduar 19 policë si pasojë e përleshjes se mbrëmë mes grupeve të tifozëve që kanë shkuar për të mbështetur ekipin e Romës dhe Feyenoordit në Tiranë.

“Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave finaliste, janë plagosur 19 punonjës të Policisë së Shtetit në krye të detyrës, njëri prej të cilëve është plagosur me armë të ftohtë (thikë), të cilëve u është dhënë ndihma e menjëhershme mjekësore, si dhe janë dëmtuar edhe katër automjete shërbimi të Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit