Dy persona të dyshuar për përfshirje në një rast plagosjeje që kishte ndodhur më 28 korrik në Prishtinë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, pas një pune intensive hetimore, zyrtarët e Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit kanë arritur t’i identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit, të cilët dyshohen për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Të arrestuarit janë:
A.K., 36 vjeç;
A.Xh., 36 vjeç.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.






