8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Petkoviqi vajton para ambasadorëve të QUINT-it: Kosova fajtorja e vetme për dinarin, refuzoi të gjitha propozimet

- Advertisement -

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka biseduar sot me ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it në Beograd dhe me shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi për raundin e ri të dialogut të ardhshëm në Bruksel.

Siç tha ai, sërish tema kryesore të jetë “vendimi i njëanshëm dhe i paligjshëm i Prishtinës për anulimin e transaksioneve të pagesave të dinarit në Kosovë”, njoftoi Zyra për Kosovë.

Petkoviq theksoi se çështja e përdorimit të dinarit në Kosovë duhet të zgjidhet sa më parë, sepse, siç vlerësoi ai, vendimi për heqjen e përdorimit të tij kërcënon mbijetesën e popullit serb në krahinë dhe vë në pikëpyetje funksionimin dhe ekzistencën e të gjitha institucioneve serbe.

“Ky do të jetë takimi i shtatë me radhë në Bruksel në lidhje me vendimin e Prishtinës për heqjen e dinarit në Kosovë dhe Metohi, por fatkeqësisht të gjitha takimet e mëparshme kanë treguar se nuk ka qasje realiste dhe as vullnet politik të Prishtinës për ta zgjidhur këtë problem. Petkoviq theksoi se Beogradi deri më tani ka paraqitur një sërë propozimesh konkrete, të cilat pala tjetër i ka refuzuar dhe se e gjithë përgjegjësia për zgjidhjen e kësaj situate është e Prishtinës, e cila është fajtore e vetme për shkaktimin e krizës”, u tha në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit