25.5 C
New York
Wednesday, May 22, 2024

Buy now

Humolli kritikon ndërkombëtarët për qasje jo neutrale: Lajçaku dhe Escobari janë pro-serbë

- Advertisement -

Humolli ka akuzuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak se është pro-serb dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar duke thënë se “ka flejtur në kishën që bekoi kriminelët serbë”

Fatmir Humolli, deputeti i Kuvendit të Kosovës ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare se nuk është neutrale në raport me Kosovën e Serbinë.

Në emisionin “FIVE”, Humolli ka thënë se ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kosovës ndërsa jo Serbisë e cila kreu krime në Kosovë duke thënë se kjo vjen për shkak të dobësisë së klasës politike.

“E kemi presionin ndaj Gjykatës Speciale që ka qenë presion poshtërues, klasa perëndimore duke parë klasën tonë politike që i pranon kompromiset, bën presion. Bashkësia ndërkombëtare i bën presion Kosovës, e jo Serbisë e cila kreu krime. I bën presion fundamentalizmit islamik e jo atë ortodoks sllav. Bashkësia ndërkombëtare nuk është korrekte në raport me proceset historike për shkak të dobësisë së klasës tonë politike”, ka deklaruar Humolli.

Sipas tij, krejt kjo vjen pasi Kosova ka pranuar kompromise të shumta dhe bashkësia ndërkombëtare godet kur sheh dobësi të klasës politike.

“Shpallja e Pavarësisë ka qenë kompromisi më i dhimbshëm për interesat ndërkombëtare duke i shkelur të drejtat e kombit shqiptar sidomos në këtë periudhë kur i kujtojmë dëshmorët tanë. Klasa jonë politike nuk u beson popullit, duke pranuar kompromise të padrejta, nuk është korrekte të drejtën tonë të sanksionojë në Kushtetuese”, ka vijuar ai.

Ai ka kritikuar emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak se është pro-serb dhe emisarin amerikan, Gabriel Escobar duke thënë se “ka flejtur në kishën që bekoi kriminelët serbë”.

Sipas Humollit, bombardimi i NATO-s ndaj Serbisë ka qenë vetëm një shuplakë në sy të botës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit