21.7 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Policia për një javë shqipton mbi 1 100 gjoba trafiku në Gjilan

- Advertisement -

Policia në Gjilan la shqiptuar 1 mijë 119 gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik.

Siç bëhet e ditur në njoftim këto gjoba janë shqiptuar për një javë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 03.05.2024 – 10.05.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Siguria në trafikun rrugor’’ kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna. Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e njëqind e nëntëmbëdhjetë (1119) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se në kuadër të  këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i tre (3) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
  • Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
  • Janë konfiskuar përkohësisht 16 patentë shoferë.

“Njësitet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet. Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rregullat në trafik”, është thënë në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit