Një aksident është regjistruar ditën e sotme në zonën turistike të Komanit në Shqipëri, ku dy mjete lundruese të llojit skaf janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të Lumit të Shalës.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar lëndimin e disa personave.
Të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë burime paraprake bëjnë me dije se personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe strukturat përkatëse po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit






