Përparim Gruda pas vizitës te Kadri Veseli në Hagë: Besoj se më 16 shtator do të jetë i lirë

- Advertisement -

Deputeti i PDK, Përparim Gruda, ka bërë të ditur se ka takuar në Hagë kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, me të cilin ka biseduar për Kosovën, qytetarët dhe të ardhmen e vendit, shkruan Scanner.

Gruda tha se Veseli ishte i qetë dhe me një forcë të jashtëzakonshme, duke theksuar se nuk kishte dëshpërim apo dorëzim, por besim të fortë se më 16 shtator do të jetë i lirë së bashku me bashkëluftëtarët e tij.

“Burgu mund t’ia kufizojë njeriut lirinë fizike, por nuk mund t’ia burgosë shpirtin, bindjen dhe dashurinë për vendin”, u shpreh Gruda pas takimit.

Postimi i plotë:

Takova Kryetarin Kadri Veseli në Hagë. Biseduam gjatë për Kosovën, për njerëzit dhe për të ardhmen.

Në fjalët e tij kishte qetësi, por edhe një forcë të jashtëzakonshme. Nuk kishte as dëshpërim, as dorëzim. Përkundrazi, kishte besim dhe një bindje të fortë se më 16 shtator do të jetë i lirë, së bashku me shokët e tij.

Kur u ndamë, mbeta me një ndjenjë të fortë se burgu mund t’ia kufizojë njeriut lirinë fizike, por nuk mund t’ia burgosë shpirtin, bindjen dhe dashurinë për vendin.

Të ngjashme

Të fundit