Ndëshkohet një shofer për shpejtësi në Ferizaj

- Advertisement -

Zyrtarët policorë të Njësisë së Komunikacionit Rrugor ne Ferizaj, gjatë kontrolleve të shtuara në trafik, kanë ndaluar dhe ndëshkuar një shoferë për shpejtësi në fshatin Lloshkobare të Ferizajt

A.B (19 vjeç), shofer i një automjeti VW Golf me ngjyrë e zezë dhe targa vendore, është ndaluar dhe është ndëshkuar nga policët e trafikut, pasi ka bërë tejkalimin e shpejtësisë 138 km/h, në zonën me kufizim te shpejtesise 50 km/h.
Matja është bërë nga radari i veturës së policisë

Ndaj shoferit policia ka shqiptuar një gjobë prej 300 euro, 3 pikë negative dhe masën mbrojtëse, heqje të patentë shoferit prej 3 muajve.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe zbatimin e plotë të dispozitave ligjore.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo shkelje apo rrezik në trafikun rrugor përmes:

📞 192
📞 0290/326-250
📞 0290/322-406
📱 Aplikacionit “Lajmëro Policinë”

Të gjitha informacionet e pranuara trajtohen me konfidencialitet të plotë.

Të ngjashme

Të fundit