12 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Përmbytjet në Ekuador, humbin jetën 27 të vdekur dhe lëndohen 53 të tjerë

- Advertisement -

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar të paktën 27 viktima deri më tani dhe kanë lënduar 53 të tjerë ndërkohë që dy persona vijojnë të jenë të zhdukur.

Mediat e huaja bëjnë me dije se përmbytjet kanë përfshirë Quito-n në fillim të javës.

Një raport i mëparshëm zyrtar tregon numrin e të vdekurve në 25, me 48 të plagosur dhe gjashtë të zhdukur.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhduan përpjekjet e tyre për të gjetur viktimat në atë që kishte mbetur nga një fushë volejbolli, e cila gëlltiti një rrëshqitje gjigante balte. Shumica e jetëve humbën atje.https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfZXhwZXJpbWVudHNfY29va2llX2V4cGlyYXRpb24iOnsiYnVja2V0IjoxMjA5NjAwLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2hvcml6b25fdHdlZXRfZW1iZWRfOTU1NSI6eyJidWNrZXQiOiJodGUiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3NwYWNlX2NhcmQiOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1488653388212441091&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fpermbytjet-ne-ekuador-humbin-jeten-27-te-vdekur-dhe-lendohen-53-te-tjere%2F&sessionId=fb9e5aace0054db16dc7729a81f04ce4ce79c3ec&theme=light&widgetsVersion=0a8eea3%3A1643743420422&width=550px

Stadiumi ishte i mbushur me njerëz, sportistë dhe spektatorë, kur u godit nga dhjetëra mijëra metra kub baltë, gurë dhe mbeturina, të cilat zbritën me forcë nga shpatet e vullkanit të Pitsincës.

Shirat e rrëmbyeshëm të hënën, më të fortat në njëzet vitet e fundit, goditën kryeqytetin e Ekuadorit për gati 17 orë. Reshjet kanë qenë rekord, gati 75 litra për metër katror, ​​ndërsa parashikimet flisnin për jo më shumë se 2.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit