16.9 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Katari i hapur për dëbimin e udhëheqësve të Hamasit, pret që t’i vijë kërkesa nga ShBA-ja

- Advertisement -

Katari është i përgatitur për të pranuar një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara për dëbimin e udhëheqësve të Hamasit nga Doha dhe pret që një gjë e tillë t’i kërkohet së shpejti, i tha gazetës “The Times of Israel” një burim.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Antony Blinken, i tha muajin e kaluar kryeministrit të Katarit, Mohammed Al-Thani, se Doha duhet t’i dëbojë udhëheqësit e Hamasit, nëse ky grup vazhdon që t’i refuzojë propozimet për armëpushim dhe lirim të pengjeve, tha një zyrtar amerikan, duke e konfirmuar raportimin e gazetës “The Washington Post”.

Bisedimet duket se do të arrijnë pikë kthese gjatë fundjavës. Të premten, drejtori i CIA-s, Bill Burns, arriti në Kajro, ku të shtunën pritet të arrijë edhe një delegacion i Hamasit, përderisa palët po presin një përgjigje të këtij grupi për propozimin e ri për armëpushim, të hartuar nga ndërmjetësit nga Egjipti, Katari dhe Shtetet e Bashkuara dhe të pranuar nga Izraeli, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Shtetet e Bashkuara e kanë fajësuar Hamasin për refuzimin e propozimeve të mëparshme dhe thotë se ky grup është pengesa e vetme për arritjen e një marrëveshjeje, me të cilën do të liroheshin pengjet më të ndjeshme izraelite në këmbim të një armëpushimi për të paktën gjashtë javë, transmeton nacionale.

Burimi i afërt me këtë çështje dha shenjë se një kërkesë për Katarin që t’i dëbojë udhëheqësit e Hamasit mund të vijë, nëse ky grup e refuzon ofertën më të re që është në tavolinë.

Një zyrtar izraelit thotë se Hamasi nuk pritet që ta refuzojë ofertën plotësisht, por të dalë me një ofertë të veten të amendamentuar.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh se durimi me Hamasin po harxhohet në Uashington, gjithçka tjetër pos një përgjigjeje pozitive ndaj propozimit mund të jetë e mjaftueshme që ta nxisë ShBA-në për t’ia kërkuar zyrtarisht Katarit dëbimin e udhëheqësve të grupit, tha burimi.

Në mars, dy burime të afërta me çështjen i thanë gazetës “The Times of Israel” se emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Alt Thani, e kishte propozuar dëbimin e udhëheqësve të Hamasit nga Doha gjatë një takimi me Blinkenin disa ditë pas sulmit të këtij grupi në Izrael më 7 tetor.

Edhe nëse udhëheqësit e Hamasit do të dëboheshin, është e paqartë se cili do të ishtendikimi, duke marrë parasysh se ata që janë strehuar në Doha e kanë kaluar shumicën e kohës nga 7 tetori në Turqi, ku banojnë familjet e tyre, zbuloi një zyrtar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit