16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Sa e nevojshme është Gjykata Administrative?

- Advertisement -

Për lëndë administrative, qytetarët e kanë vetëm një department në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Trajtimi i këtyre lëndëve nga i gjithë territori i Kosovës në vetëm një department, llogaritet të ketë shkaktuar ngarkesë të madhe të këtij institucioni.

“Ky departament është i stërngarkuar dhe për të pasur një epilog apo trajtim një çështje administrative, duhet të pritet diku deri në 3 vjet për të pasur një epilog. Shkëputja e këtij departamenti në krijimin e një gjykate, do ta lehtësonte shumë punën dhe qasjen e qytetarëve në drejtësi, sidomos kur kemi të bëjmë me konflikte administrave.”, ka thënë Anton Ndrecaj nga Instituti CLARD.

Ky department funksionon me vetëm nëntë gjyqtarë.

Kjo vlerësohet të jetë edhe arsyeja e vonesave në trajtim të lëndëve.

“Secili gjyqtar ka një mesatare rreth 1 mijë lëndë për punë të gjyqtarit, e mesatarja është që një gjyqtar t’i zgjidh 20 lëndë në muaj. Prandaj, qëllimi i Ministrisë, i Qeverisë por edhe i Kuvendit që në të ardhmen do ta miratojë ligjin për Gjykatën Adminitrative është një ligj që i duhet dhe i nevojitet sistemit juridik të Kosovës. Dhe ne besojmë se me rritjen e gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesional, edhe trajtimi i lëndëve do të jenë në një afat më të shpejtë”, ka thënë Vullnet Bugaqku nga KDI.

Me ligjin e ri të Gjykatës Administrative, parashihet që numri i gjyqtarëve të tejkalojë numrin prej 20 gjyqtarë.

Kjo Gjykatë do të jetë me seli në Prishtinë, e cila do të ketë dy shkallshmëri. /Tëvë1/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit