15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Mësimdhënësit po braktisin ditarin për shkak të pagës

- Advertisement -

Që gjashtë vite, Festim Vishi, punon si mësues në shkollën “Qamil Ilazi” në Kaqanik.

Por Vishi i cili është mësimdhënës i ciklit fillor,  nuk është i kënaqur me kushtet e punës të cilat i ka.

Për këtë, ai ka menduar që ta braktisë ditarin e të niset për mërgim.

“Besoj si çdo i ri që sheh një të ardhme me perspektivë nuk është që nuk e kemi mëndu si opsion me dal dhe me lan ditarin e më shku jashtë vendit nëse na plotësohen  kushtet e punës, pasi mendoj që shtyllat kryesor të shteti janë arsimi drejtësia dhe shëndetësia”, ka thënë Vishi.

E jo vetëm Vishi, nga Kosova janë duke u larguar shumë mësimdhënës të tjerë.

“Ka ikje edhe nga sistemi arsimore sikurse ka edhe në sistemin arsimore siç ka edhe nga policia e të tjerët, dhe pikë se pari është çështja e pagave. Ne kishim përmend si fillim një numër prej 300 dhe pastaj heqjen e vizave na frikësoj edhe më shumë thamë do të ngritët, zonja Nagavci heshti dhe ne mbesim me ato shifra dhe uroj që të mos jenë”, ka thënë Rrahman Jashari nga SBAShK-u.

Një ikje e madhe e punëtorëve të kualifikuar është duke u bërë edhe në sektorin privat.

Madje sipas kryetarit të Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, një numri i madh i kompanive privat janë duke u mbyllur.

“Nuk ka kompani private në Kosovë e cila ka më shumë se 5 punëtorë e  që nuk ka mungesë punëtorëve. Numri i kompanive që do të mbyllen do të jetë shumë i madh, dhe që është me e keqja është se ikja e punëtorëve  po bëhet nga punëtorët e kualifikuar”, ka deklaruar ai.

Nga 1 janari, kosovarët gëzojnë të drejtën e udhëtimit pa viza nëpër vendet e zonës Schengen, të përbërë prej 27 vendesh evropiane.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit