15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Kurti nga konferenca e Socialistëve: Qëndrojmë bashkë e të mobilizuar përballë autokracive që kanosin mirëqenien

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partisë së Socialistëve Evropian që po mbahet në Berlin, në kuadër të zgjedhjeve evropiane që pritet të mbahen më 9 qershor.

Në fjalën para socialistëv evropianë, Kurti citohet të ketë thënë se “qëndrojnë bashkë e të mobilizuar në mbrojtje të demokracisë, barazisë, solidaritetit dhe prosperitetit, përballë autokracive që kanosin mirëqenien, të drejtat e njeriut dhe sigurinë e kontinentit tonë”.

“Në nëntor të vitit të kaluar, Lëvizja VETËVENDOSJE! u bë anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë. Qëndrojmë bashkë e të mobilizuar në mbrojtje të demokracisë, barazisë, solidaritetit dhe prosperitetit, përballë autokracive që kanosin mirëqenien, të drejtat e njeriut dhe sigurinë e kontinentit tonë”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit