8.1 C
New York
Sunday, November 17, 2024

Buy now

Përleshje mes lojtarëve të Francës dhe Argjentinës pas ndeshjes çerekfinale që e fituan “Gjelat”

- Advertisement -

Vërshëllima e fundit e gjyqtarit në çerekfinalen Francë – Argjentinë, pos që përcaktoi gjysëmfinalistin e fundit në Olimpiadë, krijoi edhe një situatë aspak sportive në stadiumin e Bordos.

Futbollistët argjentinasë dhe ata francezë u konfrontuan fizikisht mes vete, situatë kjo e cila nuk u mbyll vetëm në fushë, por vazhdoi edhe në tunelin që dërgon në zhveshtore.

Ende nuk raportohet për epilogun e kësaj ngjarje aspak të hijshme për sportin, megjithatë mediat franceze shkruajnë se organet e sigurisë kanë ndërhyrë shpejtë për të mos e lejuar situatën të eskalojë edhe më tutje.

NdërkohëFranca triumfoi me golin e futbollistit të Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, duke zënë vend në mesin e katër skuadrave më të mira.

Gjelat”  do të ndeshen me Egjiptin, të cilët pavarësisht se e gjetën vetën në disavantazh në minutën e 71, arritën ta neutralizojnë epersinë që Paraguajit ia dha Deigo Gomez.
Ibrahim Adel vetëm pak çaste para përfundimit të kohës së rregullt, shënoi për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk prodhuan fitues, andaj penalltitë vendosen se cila prej këtyre kombëtareve kualifikohet për gjysëmfinalen e Lojërave Olimpike.

Huqja e paraguajasit Marcelo Perez ishte vendimtare, pasi të gjithë të tjerët shënuan, raporton klankosova.tv

Dueli tjetër gjysëmfinal i Olimpiadës zhvillohet ndërmjet Spanjës që mundi Japoninë 3-0 dhe Marokut të cilët deklasuan Amerikën 4-0.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit