Dëgjimi i këtij dëshmitari, pas pushimit të drekës është bërë në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Në fund të seancës, mbrojtësi i Veselit, avokati Ben Emmerson ka thënë se tërhiqet nga kërkesa e tij që të lëshohet urdhër ndaj Prokurorisë lidhur me listën e fakteve të gjykuara.
Ndërkaq, trupi gjykues ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit të Thaçit, avokatit Luka Mishetiq, për shtimin e numrit të fjalëve në përgjigjen për kërkesën e Prokurorisë për Dastid Pallaskën, nga 6 mijë në 7 mijë fjalë