9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Përfundon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve, dëshmitari i pestë do vazhdojë dëshminë edhe në seancën e radhës

- Advertisement -

Seanca e së enjtes në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqi ka përfunduar dhe se dëshmitari i pestë me kodin 3165, do të vazhdojë dëshminë e tij edhe në seancën e radhës.

Dëgjimi i këtij dëshmitari, pas pushimit të drekës është bërë në sesion privat, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fund të seancës, mbrojtësi i Veselit, avokati Ben Emmerson ka thënë se tërhiqet nga kërkesa e tij që të lëshohet urdhër ndaj Prokurorisë lidhur me listën e fakteve të gjykuara.

Ndërkaq, trupi gjykues ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit të Thaçit, avokatit Luka Mishetiq, për shtimin e numrit të fjalëve në përgjigjen për kërkesën e Prokurorisë për Dastid Pallaskën, nga 6 mijë në 7 mijë fjalë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit