11.1 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar: Së shpejti Kosova do të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës

- Advertisement -

Kosova është shumë afër të bëhet anëtare me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.

Kështu ka deklaruar për Tëvë1, përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Këshillin e Evropës,  John Howell.

Politikani britanik, tregon se në këtë proces, Britania e Madhe e ka mbështetur fuqishëm Kosovën që të bëhet pjesë e kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare.

Megjithatë, Howell thotë se tani i takon Kosovës që të lobojë më shumë tek ato shtete që janë më të rezervuara sa i përket anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës.

“Mbi 30 shtete votuan dhe e mbështeten aplikimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Mendoj se për një periudhë të shkurtër kohore, Kosova do të bëhet anëtare më të drejta të plota në Këshillin e Evropës. Jam shumë optimist për këtë çështje. Duhet ta dini që Mbretëria e Bashkuar është duke e mbështetur fuqishëm Kosovën në këtë rrugëtim të rëndësishëm. Tani Kosovës i takon që ta bëjë pjesën e saj, të lobojë tek ato shtete që janë më të rezervuara sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, thotë ai.

Politikani konservator thotë se Serbia duhet t’i respektoj marrëveshjet e arritura me Kosovën, dhe të mos e pengojë këtë të fundit për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare.

Sipas tij, me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, përfiton edhe shteti serb.

“Serbia duhet t’i respektoj marrëveshjet dhe të mos e pengoj Kosovës të anëtarësohet në Këshillin e Evropës. Në këtë situatë nuk do të përfitonte vetëm Kosova, por edhe Serbia, sepse kjo do të mundësonte një komunikim më të mirë mes të gjitha shteteve që janë anëtare të Këshillit. Serbia nuk ka çfarë të humbas këtu sepse të gjithë përfitojnë duke qenë anëtarë të barabartë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe duke qenë subjekt i konventës”, thotë politikani britanik.

Kujtojmë që në muajin Prill, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, mori vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit