10.5 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Pejak: E dimë nga burimet tona brenda Tuzit që paratë e Berishajt shkuan te Kurti

- Advertisement -

Ishin të parët që, me të plasur skandali financiar i Martin Berishajt në Slloveni, pretenduar që paratë e Martin Berishajt kanë përfunduar në financimin e fushatës elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Alternativa Crna Gora”, organizatë malaziase, e merrte për fakt të kryer se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, implikohej gjithashtu në aferën e Berishajt.

Përmes Berishajt dhe marrjes së parave nga ai, “Alternativa Crna Gora”, pretendonin se ky është kontakti direkt me Serbinë.

Martin Berishaj, ishte “njeriu që kryen punët e pista” të Albin Kurtit, thotë Vesko Pejak nga kjo organizatë malaziase.

“Ne e dimë që ai [Albin Kurti] ka marrë paratë, për këtë jemi 100% të sigurt. Ai ka marrë para nga kompania [MB Consulting], sipas mediave sllovene, këto para i marrin ryshfet për kompaninë serbe, dhe ne thjesht lidhim pikëzat. Serbia çon në MB Consulting, MB Consulting ne e dimë për siguri merr 600 mijë euro prej gjirollogarisë së tyre bankare, dhe siç e dimë, kjo prej disa njerëzve të brendshëm shqiptar nga Tuzi dhe prej shqiptarëve shumë të afërt me kryetarin e Tuzit”, thotë Pejak në InDoks.

“Ne dimë se këto para janë marrë dhe dërguar te zoti Kurti. Dhe, gjithashtu, ju e dini në vendin tuaj se zoti Kurti është shumë i afërt me zotin Berishaj. Prandaj, ai e emëron zotin Berishaj të jetë konsul në Kroaci, prandaj ky link është 100% i sigurt. Pra, nga disa njerëz të brendshëm në Tuz, nga njerëz të brendshëm të afërt me kryetarin e Tuzit, ne dimë që e tërë këto para kanë shkuar te zoti Kurti. Kjo është kontakti direkt me Serbinë për zotin”, vazhdoi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit