Kryetari i Mitrovicës Faton Peci në një prononcim për Indeksonline ka folur lidhur me kërkesën për dorëheqje të Donika Gërvallës.
Sipas Pecit, kërkesat nuk janë të drejta.
“Prej fillimit të mandatit të weverisë “Kurti 2” ka kërkesë për dorëheqjen e Donika Gërvallës, ajo po vazhdon edhe sot. Edhe ky mandat i Kurtit ka filluar me kërkesën e njëjtë, kjo po ndodh edhe me mua’’, ka thënë fillimisht Peci për Indeksonlinen.
Ai po ashtu ka folur edhe për punën e tij si ministër i Bujqësisë. Sipas tij puna e tij e mirë ka bërë që opozita të godasë atë.






