Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka folur pas dështimit të nëntë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Peci para mediave tha se ka një koalicion që quhet “PLAS”.
“U shpërfaq edhe sot që ekziston koalicioni PLAS nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe”, u shpreh ai.
Ai tha se objektet opozitare duhet të krijojnë mundësi që të zgjedhet kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Ndryshe,Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të nëntë. Kryesuesi i seancë, Avni Dehari, propozoi që të votohet në mënyrë të fshehtë kandidatja për kryeparlamentare Albulena Haxhiu.
Por propozimi nuk kaloi, duke sjellë dështimin e radhës të seancës.
LDK, PDK dhe AAK, deklaruan se nuk mund të ndërrohet mënyra e votimit në këtë fazë./zeri.info