15 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

PDK: Të finalizohet anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës në Ditën e Evropës ka kërkuar që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të finalizohet sa më shpejtë që të jetë e mundur.

“Urojmë që kësaj radhe çështja e Kosovës të vendoset në agjendën e Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të finalizohet anëtarësimi i shtetit tonë në këtë organizatë”.

Krahas kësaj, PDK ka uruar që sa më parë Kosova të arrijë të marrë statusin kandidat për anëtarësim edhe në Bashkimin Evropian.

“Vetëm kështu, vendit tonë do t’i hapet rruga për forcimin e institucioneve të brendshme, për më shumë investime të reja dhe më shumë mundësi bashkëpunimi ndërshtetëror, në vazhdën e përpjekjeve për integrim evropian”.

Gjermania dhe Franca kanë kërkuar që Kosova të bëjë një hap substancial në raport me Asociacionin – të paktën dërgimin e draft-statutit të këtij mekanizmi në Kushtetuese për shqyrtim –  kur në pyetje është anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, transmeton albanianpost.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës e ka quajtur “absurde” kërkesën e Gjermanisë dhe Francës që draft-statuti i Asocaicionit të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese para anëtarësimit në KiE.

“Qeveria e Kosovës nuk mund të dërgojë dokumente të cilat s’i ka pranuar dhe që nuk janë zyrtare në Gjykatën Kushtetuese. Kjo kërkesë ndaj nesh ka qenë dhe mbetet absurde”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit