Kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka njoftuar se bashkë me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, kryetarin e degës së PDK-së në Mitrovicë, Arian Tahiri dhe kandidatët për deputetë, kanë zhvilluar takim me strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, raporton Scanner.
Sipas Haxhiut, PDK është e mobilizuar dhe e bashkuar për zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se Kosova ka nevojë për t’i dhënë fund krizës ekonomike, sociale, institucionale dhe politike.
Ai ka theksuar se synimi i tyre është ndërtimi i perspektivës, zhvillimi ekonomik, stabiliteti institucional dhe qeverisja e përgjegjshme, me qëllim ndryshimin pozitiv të Kosovës.
Postimi i plotë:
Bashkë me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, kryetarin e degës së PDK-se në Mitrovicë, z. Arian Tahiri, si dhe kandidatët për deputetë, takuam strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë.
PDK e mobilizuar dhe e bashkuar për fitore me 7 qershor, sepse Kosova ka nevojë për t’i dhënë fund krizës ekonomike, sociale, institucionale dhe politike.
Për të ndërtuar perspektivë dhe zhvillim ekonomik, stabilitet institucional dhe qeverisje të përgjegjshme, për ta ndryshuar pozitivisht Kosovën.
STOP KRIZËS,
NDRYSHO KOSOVËN!
#VotoPDK125 #BedriHamza1
#ProfBekimHaxhiuKamishi109






