Raportet me aleatët perëndimorë. Gjini: Kurrë ndjenja ndaj Kosovës s’ka qenë më e ulët, kurrë kësisoji

- Advertisement -

Ardian Gjini, Kryetar i AAK-së, duke folur për “dëmtimet e raporteve me aleatët” nga qeveria e Vetëvendosjes, tha se “ndjenja për Kosovën” në Bashkim Evropian dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës ka pësuar “dëme serioze.”

Gjini madje tha se ndjenja ndaj Kosovës është edhe më e ulët se vitet e 90-ta kur Kosova ende s’kishte ndërtuar historinë politike të veten.

“Dëmi ka ndodh, është serioz. Kushdo që ka komunikim me Brukselin, me BE-në e ShBA-në, e dinë çka thonë për Kosovën, të gjithë e dinë. Por, për shkak të grejzave të rrjeteve sociale, njerëzit po hezitojnë m’i thanë. Ndjenja për Kosovën është më e ulëta në historinë tonë. As në vitet e 90-ta kur ka nisë me u ndërtu historia jonë politike. Kurrë nuk ka qenë kësisoji. Kurrë Kosovaë s’është konsideru që bën probleme. Po ju tregoj, që kudo që shkoni në institucione ndërkombëtare, është pakrahasueshëm edhe sjellja ndaj zyrtarëve të Kosovës me ato që kanë qenë para disa viteve, kur kemi qenë të përkdhelur. Ka humbur simpatia për ne seriozisht,” tha ai në Rubikon te Adriatik Kelmendi.

Të ngjashme

Të fundit