“Albin Kurti shkonte me revole në Parlament, ka ikur prej luftës”, Krasniqi zbulon bisedën me të

- Advertisement -

Florin Krasniqi nga PSD, kujtoi një moment kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti shkonte me revole në parlament. Duke treguar disa detaje që i ka thënë atij.

Krasniqi ndër të tjera tha se Kurti dëshiron të bëj katrahura.

“Ai vike me armë në parlament, edhe tjerët kanë shkuar me revole në Parlament. I kemi pasur zyret ballë për ballë i thash Albin a e ke revolen, tha po, çfare e ke 765, i thash a e ke vrarë dikë, tha jo thash ke shikuar shumë filma, duke shikuar filma, në filma i mëshon armë edhe duart i shkojnë për mbrapa, thash nuk është ashtu. Ai dëshiron të bëj katrahura”, tha ai në emisionin “Click” të RTV21.

Ndër të tjera ai tha se Kurti ka ikur prej luftës.

“Albin Kurti ka ikur prej luftës, e ka përçarë popullin deri në kurriz, i ka përçarë familjet, i ka përçarë të gjithë njerëzit. Albini është përçarës, zgjohet natën me përçarë, i ka 1 milion persona që shajnë dhe ofendojnë në internet, nuk del t’iu thotë ndaluni”, theksoi ai.

Të ngjashme

Të fundit