PDK ia ‘zë’ derën Qeverisë, Hoxha: Nuk do ta lejojmë Kurtin të hyjë në zyrat e Kryeministrisë

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka mbajtur konferencë për media para ndërtesës së Qeverisë, ku deputetë të kësaj partie po qëndrojnë edhe sot.

Hoxha tha se deputetët e PDK-së janë para Qeverisë për të mos lejuar hyrjen e Albin Kurtit në zyrën e kryeministrit, duke e akuzuar atë se po i ushtron funksionet në mënyrë ilegale.

“Që nga dita kur e kanë bërë betimin si deputetë, jo prej certifikimit të rezultateve, ata qëndrojnë ilegalisht në pozicionet që i ushtrojnë edhe sot. Për këtë jemi mbledhur këtu, për të mos e lejuar hyrjen e tij në zyrat e Kryeministrisë. Z. Kurti duhet ta kuptojë se, në vend që ta sabotojë Kuvendin, duhet të vijë aty dhe të krijojë mundësi për ta konstituuar Kuvendin. Ky është qëllimi parësor dhe puna e tij parësore që duhet ta bëjë si fitues i zgjedhjeve të fundit, ta propozojë emrin dhe të ecim përpara me themelimin e institucioneve të legjislaturës së 11-të”, tha mes tjerash Hoxha.

Të ngjashme

Të fundit