11.1 C
New York
Tuesday, April 22, 2025

Buy now

Pas vërshimeve vdekjeprurëse, Kurti ofron ndihmën e Kosovës për Italinë

- Advertisement -

Pas katastrofës natyrore në Itali, ku vendi është vërshuar pas reshjeve të dendura, kryeministri Albin Kurti ka shprehur gatishmëri që ta ofrojë ndihmën e Kosovës.

Ai ka thënë se me pikëllim ka marrë lajmet për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet e shumta që kanë ndodhur në rajonin Emilia-Romagna.

“Me shumë pikëllim dëgjova për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet që kanë shkaktuar përmbytjet në rajonin Emilia-Romagna të Italisë. Mendimet tona janë me qytetarët italianë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë aty ku nevojitet”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme

Të fundit