Erblin Ademi ka bërë të ditur se pas 27 vitesh pritjeje dhe pasigurie, familja e tij është informuar për identifikimin e babait të tij, Dr. Adem Ademit, përmes rezultateve të analizave të ADN-së nga laboratori në Hagë.
Ai ka shprehur mirënjohje për institucionet dhe të gjithë ata që kontribuuan në zbardhjen e fatit të babait të tij.
Ai shkruan se “Dr. Adem Ademi do të përcillet dhe do të prehet në paqe me nderimin dhe dinjitetin që i takon, për jetën që jetoi, përkushtimin e tij si mjek dhe kirurg, për jetët që shpëtoi dhe për kontributin që dha për njerëzit dhe shoqërinë”.
Tute, ai thotë se “për datën dhe kohën e varrimit, si dhe për hapjen e të pames, do t’ju njoftojmë me kohë, në ditët në vijim, me informata të detajuara”.






