Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar ndarjen buxhetore të Qeverisë Kurti për projektin e Unazës së Jashtme të Prishtinës, duke bërë të ditur se për vitin 2027 janë paraparë vetëm një milion euro për këtë projekt.
Përmes një postimi, Bajrami ka vënë në pikëpyetje investimet kapitale të planifikuara nga Qeveria për vitin e ardhshëm.
Postimi i saj i plotë:
A e dini sa buxhet kishin ndarë për ”Unazën e Jashtme të Prishtinës”?
Një milion Euro për komplet vitin 2027.
Po besoj, ky është shembulli më i mirë me tregu çfarë investimesh të mëdha kapitale ka projektu Kurti për 2027.






