Partitë në Kosovë e kanë kompromisin për President. Ai quhet Hashim Thaçi

- Advertisement -

Shkruan: Uk Lushi

Të huajt mashtruan Kosovën me Gjykatën Speciale duke aluduar se UÇK kishte trafikuar organe serbësh. Asgjë nuk u provua nga kjo gënjeshtër dhe asnjë nga pikat banale të aktakuzës së Speciales kundër Presidentit Thaçi et al.

Presidenti amerikan Donald J. Trump u ndoq juridikisht për arsye politike pikërisht si Presidenti Thaçi. Presidenti Trump gjykua politikisht 2 herë sikur Presidenti Thaçi. Por Amerika e rizgjodhi President Trumpin. Kosova duhet të veprojë njëjtë.

Rizgjedhja e Hashim Thaçit President e drejton padrejtësinë ndaj tij, Kosovës, shqiptarëve dhe krijon institucione të qëndrueshme deri në zgjedhjet ardhshme. Kosova i kthehet punës dhe stabilitetit.

Pas mandatit të parë që iu vodh Presidentit Thaçi, mandati i dytë do të ishte pensionimi i tij nga politika dhe mbyllja e kapitullit të çlirimit dhe krijimit të shtetit të Kosovës.

A do të ketë guxim dhe mençuri që partitë në Prishtinë të kuptojnë këtë propozim timin për herë të dytë?

Zgjedhësit ua dhanë rastin për dytën herë.

Të ngjashme

Të fundit