Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë detaje nga një telefonatë që ka pranuar nga Anita Haradinaj, duke e cilësuar atë si një nga telefonatat më të dashura, inkurajuese dhe njerëzore që ka marrë gjatë periudhës kur po përballet me sfidat rreth Aeroportit të Vlorës.
Pacolli ka treguar se Anita Haradinaj e ka telefonuar edhe në emër të bashkëshortit të saj, Ramush Haradinajt, për t’i shprehur mbështetjen e tyre në këtë përballje.
Sipas Pacollit, Anita i ka dhënë mbështetje të sinqertë dhe shpirtërore, duke i thënë se beson që ai do ta përballojë këtë situatë dhe do të arrijë ta përfundojë projektin që ka nisur.
“Behgjet, ti ke me ia dalë, sepse ne të njohim kush je dhe e dimë se atë vepër madhështore e ke bërë me shpirt, për trashëgiminë tënde, për kombin dhe për ekonominë e vendit”, ka shkruar Pacolli, duke cituar fjalët e Anitës.
Ai ka treguar se Anita i ka thënë gjithashtu se në këtë përballje nuk do të jetë vetëm dhe se përkrah tij do të jenë njerëzit që e njohin dhe qytetarët që e vlerësojnë punën e tij.
“Këtu nuk do të të ndihmojnë vetëm njerëzit e mirë dhe qytetarët që e dinë tani kush je, por edhe Zoti. Ke me ia dalë dhe ke me e përfunduar atë vepër që e ke nisur me shpirt e zemër”, ka cituar Pacolli.
Ish-presidenti ka thënë se fjalët e Anitës e kanë prekur thellë, duke theksuar se në momente të vështira një fjalë e mirë dhe e sinqertë mund të ketë vlerë të madhe.
Postimi i plotê:
Telefonata e Anitës!
Një nga telefonatat më të dashura, më inkurajuese dhe më njerëzore që kam marrë që nga momenti kur po përballem me sfidën rreth Aeroportit të Vlorës, ishte telefonata e sotme nga familja Ramush Haradinaj.
Anita më telefonoi ( edhe në emër të Ramushit) dhe më shprehu mbështetjen e saj të sinqertë, njerëzore dhe shpirtërore në këtë përballje me DREJTËSINË, jo të lehtë.
Fjalët e saj më prekën thellë:
“Behgjet, ti ke me ia dalë, sepse ne të njohim kush je dhe e dimë se atë vepër madhështore e ke bërë me shpirt, për trashëgiminë tënde, për kombin dhe për ekonominë e vendit. Këtu nuk do të të ndihmojnë vetëm njerëzit e mirë dhe qytetarët që e dinë tani kush je, por edhe Zoti. Ke me ia dalë dhe ke me e përfunduar atë vepër që e ke nisur me shpirt e zemër.”
Ka momente kur një fjalë e mirë, e thënë me sinqeritet, vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Sot, telefonata e Anitës ishte pikërisht një moment i tillë për mua. Më dha forcë, besim dhe kurajë për të vazhduar.
Faleminderit nga zemra, Anita. Telefonata jote ishte për mua shumë më tepër sesa thjesht një telefonatë.
Zoti të bekoftë ty, Ramushin, fëmijtë dhe familjen tuaj të mrekullueshme. 🙏🙏🙏






