Presidenca e Republikës së Kosovës ka shfrytëzuar një nga “chatbotët” e inteligjencës artificiale për të shkruar komunikatën për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të Ushtrisë së Kosovës.
Në njoftimin e publikuar në uebfaqen e Presidencës, në fund është harruar edhe fjalia që zakonisht përdoret nga bashkëbiseduesit: “Nëse dëshiron, mund ta bëj edhe pak më institucional dhe më të rrjedhshëm, pa ndryshuar përmbajtjen
E komunikata njofton për gradimin e tre gjeneralëve të rinj të FSK-së.
Zakonisht, po që se u kërkohet diçka bashkëbiseduesve të inteligjencës artificiale, ata janë të programuar për të kthyer përgjigjen me aq sa kanë informata, por edhe të japin sugjerime nëse dëshironi diçka tjetër.
Kjo fjali ka qëndruar disa minuta edhe në postimin në Facebook. Më pas është edituar dhe është hequr.






