5.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

OVL e UÇK-së i reagon VV-së pasi përmendi vetëm Rexhep Selimin: E ulët dhe kundër të vërtetës e historisë

- Advertisement -

Organizata e Veteranëve të Luftës i ka reaguar ashpër Lëvizjes Vetëvendosje pasi bën ndasi sa u përket ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

U.d i kryetarit të kësaj organizate, Faton Klinaku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se fakti që VV-ja e përmend veç Rexhep Selimin, është “e ulët”, dhe kundër së vërtetës dhe historisë.

” Si OVL UÇK kemi qenë dhe jemi kundër Gjykatës Speciale, sepse konsiderojmë se është përpjekje për ndryshimin e së vërtetës dhe historisë. Atje i kemi 8 bashkëluftëtarë, që prej tyre janë dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që ishin kundër kësaj pseudodrejtësie, por kemi dhe të tjerë që luftën e kanë bërë së bashku nën emblemën e UÇK-së, e të përmendet vetëm Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, përveçse është e ulët, është edhe kundër të vërtetës dhe historisë”.

Postimi i plotë:

Si OVL UÇK kemi qenë dhe jemi kundër Gjykatës Speciale, sepse konsiderojmë se është përpjekje për ndryshimin e së vërtetës dhe historisë.

Atje i kemi 8 bashkëluftëtarë, që prej tyre janë dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që ishin kundër kësaj pseudodrejtësie, por kemi dhe të tjerë që luftën e kanë bërë së bashku nën emblemën e UÇK-së, e të përmendet vetëm Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje, përveçse është e ulët, është edhe kundër të vërtetës dhe historisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit