Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për takim me Drejtorin e Lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Michael Carpenter, të cilin e ka vlerësuar për “mbështetës të palëkundur” të vendit.
“Në fund të Samitit të NATO-s pata rastin ta falënderoj drejtorin e lartë për Evropën në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Michael Carpenter. Një figurë kyçe pas suksesit të #NATO75 dhe një mbështetës dhe besimtar i palëkundur në vlerat që bashkojnë Kosovën dhe SHBA-në. Përpjekjet e tij forcojnë angazhimin tonë të përbashkët për paqen dhe sigurinë”, shkroi Osmani.