4.4 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Osmani takohet me ambasadorin britanik

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani, e ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Takimi u zhvillua gjatë ditës së martë në Presidencë.

Osmani dhe Hargreaves, diskutuan për zhvillimet e fundit në vend.

E para e shtetit të Kosovës, vuri në pah rëndësinë e forcimit të mëtejmë të raporteve të ndërsjella dhe koordinimit të vazhdueshëm për të adresuar sfidat e përbashkëta.

“Në takim, u diskutua edhe rëndësia e intensifikimit të bashkëpunimit bilateral midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me fokus në fushat e politikës së jashtme, mbrojtjes, mbrojtjes dhe ekonomisë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit