16.1 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Osmani: Kosova është e interesuar të përfitojë nga përvoja e Lituanisë në procesin e integrimit në BE

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me kryetaren e Kuvendit të Lituanisë, Viktorija Čmilytė-Nielsen.

Osmani tha se diplomacia parlamentare është mundësi e mirë për afirmimin e qëndrimeve tona të përbashkëta.

Ajo tha se Kosova është e interesuar të përfitojë nga përvoja e Lituanisë sidomos në procesin e integrimit të Bashkimit Evropian.

“Diplomacia parlamentare është mundësi e mirë për afirmimin e qëndrimeve tona të përbashkëta të cilat udhëhiqen nga vizioni ynë i përbashkët për një Evropë paqësore, demokratike dhe të sigurt”.

“Kosova është e interesuar të përfitojë nga përvoja e Lituanisë, veçanërisht sa i përket procesit të integrimit në BE”.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve gjatë vizitës zyrtare në Lituani është pritur sot në takim nga Kryetarja e Kuvendit të Lituanisë, znj. Viktorija Čmilytė-Nielsen.

Të dy palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar. “Diplomacia parlamentare është mundësi e mirë për afirmimin e qëndrimeve tona të përbashkëta të cilat udhëhiqen nga vizioni ynë i përbashkët për një Evropë paqësore, demokratike dhe të sigurt”, ka theksuar Presidentja Osmani. Në takim, Presidentja Osmani ka thënë se Kosova është e interesuar të përfitojë nga përvoja e Lituanisë, veçanërisht sa i përket procesit të integrimit në BE.

Në këtë kontekst ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Lituanisë në rrugën euro-atlantike të Kosovës, me theks të veçantë mbështetjen për anëtarësim në KE, NATO, si dhe organizata të tjera ndërkombëtare përmes mekanizmave të cilat parlamenti i ka në dispozicion.

Edhe në këtë takim, Presidentja Osmani ka folur rreth mbështetjes së Kosovës ndaj Ukrainës dhe për sanksionet ndaj Rusisë ndërkaq ka potencuar se Rusia vazhdon të tentojë destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Serbisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit