9.4 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Prishet gypi i ujit, këto lagje mbesin pa ujë

- Advertisement -

Banorët e lagjes Dardania, Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Kalabria në Prishtinë do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm sonte nga ora 20:00.

Sipas Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, arsyeja e ndërprerjes së furnizimit ndërlidhet me detektimin e një rrjedhje uji nga gypi DN 200 mm.

Kjo ndërprerje sipas njoftimit mund të zgjasë deri në katër orë.

“Për ta kryer sanimin e defektit, së pari është i domosdoshëm detektimi ngase operatorë të tjerë kanë vendosë gypa mbi gypat e ujit, andaj nevojitet identifikimi i saktë i rrjedhjes. Se sa do zgjasë ky proces varet nga ndërlikueshmëria e rastit, por besojmë që afërsisht mund të zgjasë 3 deri në 4 orë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit